Ekipi i Shkëndijës vetëm disa ditë para ndeshjes së parë kundër Ararat të Armenisë në kuadër të Konferencë Ligës, tashmë po punojnë edhe rreth përforcimeve të mundëshme nëse kalojnë në pengesën e parë në këtë kompeticion të garave që organizohet nga UEFA
“Kuqezinjt” deri më tani kanë transferuar tre futbollist si Bashkim Veliun, portierin Davor Taleski dhe sulmuesit Vlatko Stojanovski, tre emra të njohur në futbollin vendor, ndërsa tashmë stafi drejtues është përqëndruar në tregun europian, duke bërë për vete çekun, Jan Vondra dhe brazilianin Vagner Gonçalves Nogueira De Souza.
Ky i fundit luan në repartin ofenziv, përfshirë këtu tre pozitat: sulmues qendre, i krahut të majtë dhe krahut të djathtë.
Ai aktualisht është pjesë e skuadrës gjeorgjiane të FC Dila, për të cilën edicionin e fundit në 16 ndeshje realizoi 8 gola.
Por do të jenë këto prurjet e fundit nëse ekipi tetovar kalon pengesën e parë në garat europiane akoma nuk dihet pasi gjithmonë ka hapësirë për lëvizje të reja, por të presim për njoftimet zyrtare nga klubi i Shkëndijës.
/KlanMacedonia/