Fillojmë në shtëpi me Maltën, përfundojmë me Anglinë në Shkup
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka mësuar orarin e ndeshjeve në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani. Pas shortit të hedhur në Frankfurt, Maqedonia e Veriut do të garon në grupin “C” së bashku me Italinë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën.
Maqedonia e Veriut ndeshjet kualifikuese do ti nisë me ndeshjen kundër Maltës në shtëpi më 23 mars dhe më pas do të jetë e lirë. Orari është krijuar në mënyrë që në dy xhirot e fundit Maqedonia të luajë me favoritët – fillimisht me Italinë jashtë, e më pas me Anglinë në shtëpi.
Orari i ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”Raundi 1 – 23.03.2023: Maqedoni – Maltë (20:45)
Raundi 2 – 26.03.2023: Maqedonia është e lirë
Raundi 3 – 16.06.2023: Maqedoni – Ukrainë (20:45)
Raundi 4 – 19.06.2023: Angli – Maqedoni (20:45)
Raundi 5 – 09.09.2023: Maqedoni – Itali (20:45)
Raundi 6 – 12.09.2023: Maltë – Maqedoni (20:45)
Raundi 7 – 14.10.2023: Ukrainë – Maqedoni (15:00)
Raundi 8 – 17.10.2023: Maqedonia është e lirë
Raundi 9 – 17.11.2023: Itali – Maqedoni (20:45)
Raundi 10 – 20.11.2023: Maqedoni – Angli (20:45)
/KlanMacedonia/