Futboll: Një ditë para nisjes së sezonit FC Shkupi prezanton 10 përforcimet!

Një ditë para nisjes së sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit, FC Shkupi ka promovuar 10 përforcimet për këtë sezon.

Futbollistë të rinj në ekipit nga Çairi janë: Xhelil Asani, El Haxhi Guje, Demir Imeri, Kanda Jumemi, Florijan Kadriu, Kristijan Blazhevski, Emir Asani, Amar Maliqi, Georg Stojanovski dhe Numan Ajetoviq.

Sezonin e ri FC Shkupi e nis të dielën me ndeshjen kundër Voska Sport në ora 17.00.

Në këtë ndeshje Shkupi do të jetë nikoqir në Maxhari në stadiumin “Boris Trajkovski”.

Tre ditë para fillimit të kampionatit të në Ligën e Parë të futbollit vendor FC Shkupi prezantoi sponsorin e ri “Pasha Group” nga Turqia i cili u zotua pë ndertimin e kampit të ri stërvitor i skuadrës, që është projekt i sponsorit të ri dhe Komunës sè Çairit

“Pasha Group”, sponsor i disa klubeve turke, mes të cilëve gjigantët Beshiktash dhe Fenerbahçe, si dhe klubit të basketbollit Fenerbahçe, bëhet sponsor edhe i FC Shkupit. Prioritet do të jetë kampi i ri stërvitor do të ndërtohet edhe me ndihmën e Qeverisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share