Njëri nga anëtarët ekzekutiv të Barcelonës raportohet se ka këmbëngulur me bindje se është e mundur që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi të kthehet në “Camp Nou”.
Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me PSG-në në gusht të vitit 2021 pasi u largua nga Barcelona për shkak të situatës financiare të klubit.
Argjentinasi ka më pak se 12 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe ai po i shtyn bisedimet për një marrëveshje të re deri pas Kupës së Botës.
Me Messin të lirë për të diskutuar kushtet me klubet e tjera në janar, zëvendëspresidenti i Barcelonës për qështje finaciare, Eduard Romeu, ka treguar se ata mund të kërkojnë të nënshkruajnë me ish-yllin e tyre në vitin 2023.
Duke folur për “El Mati de Catalunya Radio”, Romeu tha: “Do të ishte e mundur financiarisht sepse nëse ai kthehet do të ishte si një agjent i lirë. Por është një vendim që duhet të merret nga stafi stërvitor dhe lojtari. Nuk më takon mua të marr ato vendime, por do të ishte i zbatueshëm. Edhe pse nuk e kam në buxhet.”
“Ai është një ikonë e klubit. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, por do të jetë një vendim teknik nëse ai kthehet.”, tha në fundi ai.
Ndërsa e ardhmja afatgjatë e Messit në kryeqytetin francez është e pasigurt, ai do të kërkojë të vazhdojë fillimin e tij të mirë të sezonit kur të kthehet nga pushimi ndërkombëtar pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 11 paraqitje për PSG-në këtë sezon.