Ai ka firmos kontratë dy vjeçare me skuadrën e Malishevës
Me tërheqjen e ekipit të Renovës nga garimi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut të gjthë futbollistë që ishin pjesë e kësaj skuadre janë angazhuar në ekipe të ndryshme si në ekipet vendore, Kosovë, Shqipëri, Hungari e keshtu me radhë.
Një ndë futbollistë titular ne ekipin e Renovë që drejtiohej nga trajneri Qatip Osmani, mesfushori Medin Bajrami është angazhur te skuadra e Superligës së Kosovës KF Malisheva që drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi. Këtë për KlanMacedonia” e bëri të njohur vet futbollisti nga Gradeci i Gostivarit , Medin Bajrami.
“Ndihem krenar që behem pjesë e nje skuadre në Superligen e Kosovës. Premtoj se drejtuesit e klubit dhe tifozët nuk do te zhgënjehen por përkundrazi do të mbeten të kënaqur me angazhimin tim . Do të japi çdo gjë nga vetja për të arritur objektivat e klubit”
Medin Bajrami me skuadrën e Malishevës ka firmos kontrat dy vjeçare. Kampionati në Superligën e Kosovës fillon më 13 gusht, ndërsa ekipi i ri I Medin Bajramit, Malisheva do të jetë mysafire e kampionit në fuqi Ballkani në Suharekë.
/KlanMacedonia/