Futboll: Luis Enrique i bindur se mund ta eliminojë Barcelonën

Paris Saint Germain – Barcelona është një nga çerekfinalet më të forta në Champions League.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në “Parc des Princes”.

E lidhur me këtë ndeshje u deklarua ish-trajneri i Barcës Luis Enrique, i cili aktualisht drejton skuadrën nga kryeqyteti francez.

Enrique u shpreh i bindur se mund t’i eliminojë “katalunasit”.

“E kam të vështirë nga pikëpamja emocionale të përballem me Barcelonën, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe stimuluese. Unë dua të bëj një punë të mirë, dua që skuadra ime të fitojë ndeshjen. Mos të harrojmë që Barça është një klub madhështor, ata kanë një skuadër të mirë. Do e kemi të vështirë të kualifikohemi, por edhe ne jemi skuadër e nivelit të lartë. Jemi në një periudhë të mirë, ndodhemi në formë dhe jam i bindur që mund ta eliminojmë Barcelonën”, tha ai.

Trajneri spanjoll ka arritur që trofeun e Champions League ta ngrisë edhe si futbollist edhe si trajner.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share