Klubi i futbollit ES nga Kamjani nga data 22 deri më 27 korrik do të jetë pjesëmarrës në Turneun prestigjioz të futbollit për moshat e reja “Dana Cup 2024” që organizohet në qytetin Hjorring të Danimarkës
Klubi i futbollit “ES” nga Kamjani që drejtohet nga vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani me katër ekipe të grupmoshave të lindur në vitin 2008, 2011 dhe 2012 do të jetë në mesin e mbi 1100 ekipeve nga mbi 50 vende të botës në edicionin e 43-të radhë “Dana Cup 2024”
“Ne si klub për herë të tretë radhazi do të marrim pjesë në turneun ndërkombëtar “Dana Cup” i cili mbahet 43 vite me radhë. Është një turne ku marrin pjesë mbi 1000 ekipe nga 50 shtete të botës. Neve kësaj radhe do marrim pjesë me 4 skuadra prej të cilave njëra skuadër do të jetë gjenerata 2012, 2 ekipe do të jenë të gjeneratës 2011 dhe një skuadër e gjeneratës 2008” deklaroi trajneri Elmaz Sinani
Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë turne prestigjioz është që të prezantojmë vendin denjësisht dhe të përsërisim suksesin nga viti i kaluar
“Realisht vitin e kaluar ne me gjeneratën 2007 u shpallëm kampion, ndërsa me gjeneratën 2011 u shpallëm nën kampion. Realisht gati një muaj e 15 ditë që kemi filluar me përgatitje. Jemi në fazën e fundit dhe shpresoj që edhe këtë vit të kemi sukses si vitin e kaluar” tha trajneri Elmaz Sinani
Pjesëmarrjen e ekipit “ES” për pjesëmarrjen në “Dana Cup 2024” e kanë përkrahur kompani të njohura nga rajoni i Pollogit si dhe Komuna e Bogovinës. Ekspedita 67 anëtarshe në Danimarkë do të udhëtoj më 19 korrik, ndërsa kthimi është parapa për 30 korrik./tvklan.mk/