Skuadra e debutuese në ligën e pare të futbollit vendor, Voska Sport në kuadër të përgatitjeve pë sezonin e ri 2023/2024, dje në stadiumin e qytetit në Strugë ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin e Elbasanit.
Kjo ndeshja ka përfunduiar me fitoren e ekipit të Voskës me rezultatin 3-1. Është interesante për të permendur euro golin e futbollistit nigerian, Sikiru Olatunbosun, I cili hapi serine e golave në këtë takim, kur në mënyrë të shkëlqyeshme ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 20 metra. Autor të golit të dytë dhe të tretë ishte malazezi Aleksa Marushiq.
Trajneri Miljan Radoviq edhe në këtë ndeshje kontrolluese në lojë inkuadroi pjwsën më të madhe që ka në dispozicion,
Ndeshjen e rradhës skuadra e Voska Sport do ta zhvillojë me 30 korrik kundër ekipit të Fushë Kosovës. /KlanMacedonia/