Sfida më e rëndësishme është ndeshja Spanjë-Portugali
Edicioni i tretë i Ligës së Kombeve fillon sot dhe kjo shënon edhe nisjen e rrugëtimit të Kombëtares së Kosovë në këtë kompeticion.
Në Grupin 4 të Ligës C, do të garojnë Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjeorgjia dhe Gjibraeltari
Kosova bënë pjesë në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Greqinë dhe sot e nisin me sfidën ndaj Qipros në udhëtim, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “AEK Arena”.
Përveç Kosovës, sot do të zhvillohen edhe sfida të tjera shumë interesante, sidomos ato në Grupin A ku do të ballafaqohen Republika e Çekisë me Zvicrën dhe Spanja me Portugalinë të cilat zhvillohen nga ora 20:45.
Sfidat tjera janë këto:
Izrael-Island
Serbi-Norvegji
Slloveni-Suedi
Bullgari-Maqedoni e Veriut
Gjeorgji-Gjibraeltar
Irlandë e Veriut-Greqi
Estoni-San Marino