Futboll: Ekipet e Maqedonisë së Veriut në garat Europiane

Struga TL hap siparin më 11 korrik, kundër Zhalirgisit në Vilnus

Struga Trim Lum, FC Shkupi Shkëndija dhe Makedonija Gj.P, janë katër skuadrat që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat europiane, njofton KlanMaqedoni

Kampioni  I Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum për herë të parë në histori do të garojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku për kundërshtarë do të ketë kampionin lituanez, Zhalgiris. Takimi i pare mes Zhalgirisit dhe Struga Trim Lum  do të zhvillohet në LFF stadionas të Vilnusit më 11 korrik, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, më 18 korrik

Tre skuadrat tjera nga  Maqedonia e Veriut , FC Shkupi, Shkëndija dhe Makedonija Gj.P, do të përfajqësojnë vendin në Konferencë Liga.

KF Shkëndija ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Konferencë Ligës si vendas do ta zhvillojë me 13 korrik, kundër skuadrës nga Uellsi, Haverfordwest në arenën “Todor Proeski”, me fillim në ora  20:45. Ndeshja  kthyese do të zhvillohet në transfertë në “Cardiff City Stadium” në Cardiff , më 20 korrik, gjithashtu në ora 20:45.

Po në të njëjtën  date pra  më 13 korrik, Makedonija Gj.P në stadiumin “Petar Milloshevski” të  FFM-së , me fillim në orën 17:30,  do të përballet me ekipin RFS të Letonisë, ndërkaq ndeshja  kthyese  zhvillohet në “Slokas Stadions” në Jūrmala. Më 20 korrik me fillim në orën 17:30

Skuadrat e tretë nga vendi ynë FC Shkupi në ndeshjen e parë të Konferencë Liga është mysafir e skuadrës Hegelmann nga Lituania në stadiumin “Darius and Girėnas Stadium” të Kaunasit me fillim në ora 19:00, ndërkaq ndeshja kthyese  zhvillohet më 20 korrik, në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 21:00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share