SHKUPI NGJITET NË KRYE TË TABELËS ME 41 PIKË
Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 10 gola të shënuar, është epilogu i ndeshjeve të javës së 19-të në Ligën e Parë të futbollit vendor
Skuadra nga Çairi, FC Shkupi pas fitores se thellë 3-0 kundër ekipit Voska Sport me 2 golat e Avornyo dhe 1 gol të TRapanovskit, ngjitet në pozitën e pare në renditjen tabelore me 41 pikë, ndërsa kampioni vjeshtor pas barazimit 0-0 me Rabotniçkin në Maxhari zbret në pozitën e dytë me 40 pikë. Shkëndija eTetovës me golin e vetëm të Enur Totres nga pika e bardhë, mundi Makedonija Gj.P 1-0 më çka e nisi sezonin pranveror me fitore dhe mbetet kandidati më serioz për titullin kampion së bashku me dy ekipet e para. Fitore me përmbysje në sekondat e fundit regjistroi Bregallnica kundër Tikveshit 2-1 edhe pse mysafirët ishin në epërsi deri në minutën e 87. Sileksi zhgënjeu në përballjen me AP Brera duke humbur 0-1 me një gol të7 Stameniq në minutën e 90-të. Dje Gostivari barazoi me Vardarin 1-1. Pas ndeshjeve të sotme tabelën e kryeson Shkupi me 41 pikë, para Struga Trim Lum me 40 dhe Shkëdijës në pozitën e tretë me 38 pikë.
Rezultatet e javës së 19-të:
Makedonija Gj.P – Shkëndija 0-1 Totre P
Rabotniçki – Struga Trim Lum 0-0
Shkupi- Voska Sport 3-0
Bregallnica – Tikveshi 2-1
Sileksi – AP Brera 0-1
Gostivari – Vardari 1-1
Tabela: 1. FC Shkupi 41 pikë, 2. Struga Trim Lum 39, 3.Shkëndija 38, 4. Silekksi 27, 5 Gostivari 25, 6. Rabotniçki 24, 7.AP Brera 23, 8. Tikveshi 22, 9.Bregallnica 20, 10.Voska Sport 20, 11.Makedonija Gj.P 18, 12.Vardari 18 pikë.
Në xhiron e 20-të. Më 26 shkurt, takohen: AP Brera – Makedonija Gj/P, Shkëndija – Gostivari. Struga TL – Shkupi, Tikveshi – Rabotniçki, Vardari – Bregallnica dhe Voska Sport – Sileksi /tvklan.mk