Futbollisti shqiptar nga Kosova Donis Avdijaj e ka ndërruar përsëri mjedisin, duke iu bashkuar klubit zviceran, Zurich.
Mesfushori ofanziv u largua nga TSV Hartberg pas vetëm një viti dhe tash iu bashkua kampionit zviceran.
Thuhet se 25 vjeçari do të jetë pjesë e klubit zviceran për një vit, por me mundësi vazhdimi.
Ky është klubi i dhjetë profesionist i përfaqësuesit të Kosovës në shtetin e shtatë të ndryshëm për ish-futbollistin e Schalkes.
Futbollisti problematik do të mundohet ta rikthejë formën e dikurshme dhe të ngritet në karrierë.
Ai e ka falënderuar klubin austriak, Hartberg, tek i cili luajti deri tash, ndërsa prej sot e nis një etapë të re të jetës dhe të karrierës.
Avdijaj do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane me klubin e ri, ndërsa aty do ta gjejë një ambient të ngrohte pasi do t’ju bashkohet disa futbollistëve shqiptarë, që janë pjesë e Zurichut.