Futboll: Besart Krivanjeva i bashkohet Gjilanit

SC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin, Besart Krivanjeva.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

26-vjeçari me “Skifterat” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe me mundësi vazhdim.

Krivanjeva është qendërmbrojtës. Ai së fundi u aktivizua te skuadra shqiptare, Egnatia.

Besart Krivanjeva më herë ka luajtur edhe te Shkupi e Metalurguti në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share