Futboll: Benzema me mesazh prekës “Nuk dorëzohem”

Karim Benzema nuk luan dot në Botëror dhe ky është lajmi më i pabesueshëm i vitit. Sulmuesi nuk arrit të rikuperonte pas dëmtimit të pësuar në kofshë.

“Unë kurrë nuk dorëzohem, por sonte më duhet të mendoj për ekipin siç bëj gjithmonë, kështu që vendimi logjik është t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë Francën për të bërë një Kupë Botë të madhe. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”, ka qenë mesazhi i sulmuesit të Real Madrid në rrjetet sociale.

Një humbje e rëndësishme teknike për kampionët në fuqi të botës, të cilën vetë trajneri Didier Deschamps ka dashur ta komentojë në kanalet zyrtare të Federatës Franceze.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin, i cili e bëri këtë Botëror objektivin kryesor”, ka thënë trajneri i Francës. “Pavarësisht kësaj goditjeje të keqe për Francën, unë kam besim të plotë në grupin tim. Ne do të bëjmë gjithçka për të përballuar sfidën e vështirë që na pret”.

Besim i madh dhe gjithashtu dëshira për të mos u demoralizuar për trajnerin që tani thirret për të zëvendësuar Benzema. Mungesa e sulmuesit është një goditje e re për trajnerin e kampionëve në fuqi, i cili tashmë ka humbur për shkak të dëmtimeve edhe mesfushorët Paul Pogba dhe N’Golo Kante, portierin Mike Maignan, mbrojtësin Presnel Kimpembe dhe gjithashtu sulmuesin Christopher Nkunku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share