Në merkaton e verës ekipi i Barcelonës ishte njëra nga skuadrat më aktive, duke sjell në radhët e veta emra të njohur të futbollit si Jules Kounde, Robert Lewandowski, Franc Kessie, Raphinha e të tjerë.
Dy transferimet e fundit të katalunasve ishin mbrojtësit anësorë Hector Bellerin nga arsenali e Marcos Alonso nga Chelsea.
Mësohet se gjiganti katalunas i ka regjistruar të gjithë futbollistët dhe ka zbuluar edhe numrat në fanella që do të bartin ata.
Ndryshime nuk ka nga edicioni i kaluar, përveç që janë bërë të ditur numrat e transferimeve të reja.