Marco Asensio mund t’ia bëjë “një tradhti të madhe” Real Madridit.
Sulmuesi spanjoll në fakt mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës që vjet, kur edhe do të largohet nga “Los Blancos”.
Sipas informatave të “RAC1”, përfaqësuesi spanjoll në fakt e ka një parakontratë me Barçën.
Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë të pasur katërvjeçare me gjigantin kataluinas.
Vendimtare duket se është dëshira e lojtarit, i cili synon të ndihet protagonist, edhe pse është i vetëdijshëm se në “Camp Nou” do ta ketë të vështirë ta rrit minutazhin e lojës, duke e pasur parasysh konkurrencën e ashpër.
Asensio nuk ka arritur kurrë të lërë gjurmë në “Santiago Bernabeu” dhe për këtë po mendon të largohet prej aty për të “shpërthyer” tek “Blaugrana”.
Pa dyshim, tifozët e Realit nuk do ta presin aspak mirë këtë “tradhti”, kur dihet se Barcelona është rivali më i madh i tyre.