Futboll: Armando Broja titullar për Chelsean në miqësoren ndaj Udineses

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të luajë titullar në miqësoren që Chelsean e luan në Itali ndaj Udineses. Në të vërtetë, kjo ndeshje është me dyer të mbyllura por Chelsea do të transmetojë ndeshjen falas për tifozët në Shqipëri e Kosovë përmes aplikacionit të saj.

Mbrëmë Chelsea pati një miqësore me të njëjtin ekip dhe triumfoi 3-1, ndërsa sot prej orës 11:00 do të luajnë ata që nuk kanë pasur mundësi të paraqiten mbrëmë.

Kroati Mateo Kovaçiq është kapiten i ekipit dhe Ben Chilwell, Trevoh Chalobah, Hakim Ziyech dhe Christian Pulisiq gjithashtu janë titullarë. Ruben Loftus-Cheek dhe Armando Broja luajnë ndeshjet e tyre të para parasezonale për skuadrën e Thomas Tuchel këtë verë.

Kepa është në portë dhe lojtarët e rinj Ethan Ampadu, Malang Sarr dhe Conor Gallagher plotësojnë 11-shen startuese. Rezervistët janë të njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e kaluar pasi u paraqiten disa minuta mbrëmë.

Chelsea: Kepa, Chalobah, Ampadu, Sarr, Loftus-Cheek, Kovaciq (c), Gallagher, Chilwell, Ziyech, Broja, Pulisiq.

Rezervë: Bettinelli, Emerson, Gilmour, Kenedy, Hudson-Odoi, Vale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share