Një grua në Fushë Kosovë, ka raportuar në polici se kur është zgjuar nga gjumi e ka vërejtur vajzën e saj shtatëmuajshe pa shenje jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti i cili u raportua të premten është nën hetime, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.