Emri i ekstazisë: A u zgjodh LV për germat e Vetëvendosjes? (VIDEO)

Në treg mund të gjendet e prodhuar si kapsulë me logo e figura të llojllojshme.

Por për 11 mijë dozat të cilat iu zunë anëtarit tashmë të përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Mujeci dhe tre të tjerëve të arrestuar, preferuan markën luksoze, Louis Vuitton.

Nuk dihet çka ndikoi në përzgjedhjen me shkurtesën LV, por deputetë opozitarë atë e lidhën me akronimin e partisë që i përkiste Mujeci që ka të njëjtat shkronja.

Nga llojet e saj, ekstazi ka edhe me firma tjera të veshmbathjeve si Calvin Klein.

Të tilla nuk mungojnë edhe me markat e makinave si Volkswagen e Mercedes, njofton Klan Kosova.

Nga to, më në sy bie një e cila ka formën e portretit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo drogë nga ekspertët konsiderohet si stimulant mjaft i fuqishëm, që përdoret më shumë nga të rinj nga 20 deri 30 vjeç.

Narkotiku i cili sipas ekspertëve përdoret më shumë nga personat 20 deri 30 vjeç, konsiderohet si stimulant i fuqishëm. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share