Fushata zgjedhore/ E gjithë java me debate në Klan M – sonte nis “Pressing” me Leonard Kërqukun

E gjithë java me debate zgjedhore në Klan Maqedoni. Nga e hëna në të premte, për çdo natë, në prime-time, do të emetohen debate me gazetarë të vendit por edhe nga Kosova.

E hëna nis me Klan Debatin me Xhumadije Ibraimi, të martën dhe të premten në Klan M emetohet “Debat Plus” me Ermal Pandurin, kurse të enjten Klan Debati në gjuhën maqedone me Lubisha Nikolovskin.

Por jo vetëm kaq. Nga kjo e mërkurë në Klan Maqedoni vjen edhe emisioni “Pressing” me Leonard Kërqukun.

Në premierën e këtij emisioni në Klan Maqedoni që do të transmetohet sonte në ora 20.45 nga hapësirat e reja televizive, do të jetë Artan Grubi përballë analistëve Valon Syla, Ilir Mirena dhe Blerim Latifi.

Padyshim se aktualiteti politik dhe zgjedhjet 2024 do të jenë në fokusin e debatit dhe diskutimeve.

Klan Maqedoni gjatë gjithë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e dyfishta në vend, në studiot e reja televizive dhe jo vetëm, do të sjell krerët më të lartë të partive politike në vend por edhe analistët më me zë nga vendi dhe rajoni./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share