Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar se fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 39,000 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 89,800 të tjerëve.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur jugun e Gazës dhe pjesë të tjera të territorit, duke vrarë dhjetëra persona. Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
Lufta në Gaza nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1,200 persona dhe rrëmbyer 250 të tjerë.