Fundosja e anijes në Greqi, pranga 7 trafikantëve

Ende mbetet e paqartë sesa emigrantë kishte në bord, vijojnë hetimet

Autoritetet greke kanë vënë në pranga shtatë trafikantë të cilët u gjetën në mesin e të mbijetuarëve pas mbytjes së anijes në jug të Peleponezit.

Tronditëse janë në të njëjtën kohë dëshmitë e të mbijetuarve , të cilët shprehen se në anije ndodheshin rreth 100 fëmijë. Çantat që mbanin trupat e emigrantëve mbërritën në portin grek të Kalamata mëngjesin e së enjtes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Punonjësit e ekuipazhit lëvizën disa çanta me trupa nga kuverta e një anijeje të Rojes Bregdetare Helene, ndërsa automjetet e policisë u panë duke pritur në gatishmëri pranë portit. Kërkimet për gjetjen e të tjerë trupave vijojnë ende.

Një organizatë bamirëse evropiane pretendon se rreth 750 njerëz ishin në bordin e anijes 20 deri në 30 metra të gjatë. Agjencia e migracionit e OKB-së vlerësoi deri në 400 ndërsa Greqia nuk pranoi të spekulonte mbi numrin e pasagjerëve.

E ndërsa kjo ngjarje ka marrë përmasat e një tragjedie, aktivistja marokeno-italiane Naual Soufi, me një postim në Facebook shprehet se ka qenë e para që ka njoftuar autoritetet greke dhe italiane, duke dhënë informacione për situatën në të cilën ndodheshin emigrantët e cila u mbyt në ujërat ndërkombëtare pranë Pylos.

“Më pyesnin vazhdimisht se çfarë duhet të bënin dhe unë u thosha vazhdimisht se do të vinte ndihma greke“. Në atë telefonatë të fundit, njëri prej emigrantëve më tha:“Më duket sikur kjo do të jetë nata jonë e fundit e gjallë”, shprehet ajo. Sipas Naual emigrantët kërkonin që të vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Italisë pasi nuk dinin not.

Roja Bregdetare ka deklaruar se anija e peshkimit nuk ka kërkuar ndihmë. Ata u dërguan dy helikopterë si dhe anije të FRONTEX për t’iu ardhur në ndihmë, por emigrantët e kundërshtuan pasi kërkonin të arrinin në Itali dhe kërkuan prej tyre vetëm ujë dhe ushqime. Mediat greke shkruajnë se një mosfunksionim në motorrin e anijës mund të jetë njëri prej shkaqeve të mbytjes së anijes, ndërsa një hetim gjithpërfshirës është hapur për tragjedinë.

Të paktën 79 emigrantë u mbytën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur duke shënuar kështu një nga tragjeditë më të madha në Evropë në vitet e fundit. Një raport i medias tha se anija u largua nga Libia dhe shumica e personave në bord ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share