Fundjava me diell! Të gjitha rrugët çojnë drejt Kodrës së Diellit – Policia e Tetovës shton kontrollet!

Moti me diell në Kodrën e Diellit po tërheq numër të madh të vizitorëve dhe skiatorëve, të cilët me automjete të tyre po drejtohen drejt qendrës turistike dimërore.

Pavarësisht se rruga drejt Kodrës së Diellit po mirëmbahet, policia e Tetovës ka paralajmëruar që të mos niset pa goma dimri dhe pajisje adekuate për vozitje në kushte dimri.

Kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara të automjeteve dhe nuk do të lejojnë lëvzjen drejt Kodrës së Diellit pa pajisje dimërore.

SPB – TETOVË

“Zyrtarët policor të SPB – Tetovë mbajtën një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Rrugë Shtetërore dhe Departamentin për çështje të trafikut pranë Komunës së Tetovës, për të konstatuar zgjidhjen për mirëmbajtjen e trafikut dhe rrugëve të kalueshme gjatë sezonit dimëror në Kodrën e Diellit, veçanërisht gjatë fundjavave. Në takim është dakorduar që të përforcohen kontrollet e automjeteve dhe nëse nuk posedojnë pajisje dimërore dhe goma dimri, të mos u lejohet të vazhdojnë drejt Kodrës së Diellit”

Në Kodrën e Diellit ka rreth 70 centimetra borë.

Nga java e kaluar Në relacionin Tetovë – Kodra e Diellit, gjatë fundjavave, është vendosur linja e rregullt e autobusit, kurse bileta kthyese kushton 200 denarë.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share