BEKTESHI: INSTITUCIONET KOMPETENTE TË VEPROJNË PËR ZGJEDHJEN E PROBLEMIT
Banorët e fshatit Sllupçanit vazhdojnë të mbajnë qëndrim duke mos Iënë që ekipet e EVN-së, të kryen detyren e tyre. Ata thonë që paguajnë rregullisht rrymen ndërsa e quajnë diskriminin faktin që orë matëset të nxirren jasht vetem nga ana shqiptare.
“Ne kemi qenë në bisedime me drejtorin e KEI-s të Kumanovës bisedimet nuk kanë mbaruar marveshja ka qenë që pa u nënshkruar memorandumi nuk ka fillim të punës e ndërsa ai me forc ka dashur të hyjë. Arsyeja edhe pse ne nuk i lejojmë është diskriminimi ndaj shqiptarëve, pala shqiptare gjithka në pjesën perendimore orëmatës kanë jashtë ndërsa pala maqedonase ska asnjë orëmatës”.
“Komuna e Likovës maqedon asnjë nuk i kanë vendosur orët në jasht, ne pse ne ju kemi thënë le ti vendosin njëherë ato pastaj për ne ska problem”.
Ndërkohë Ministris e Ekonomis u bënë thirje të gjithë qytetarëve që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.
“Çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut. Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”.
Përndryshe kjo është dita e dytë e protestës së banorëve të fashtit Sllupçan. /KlanMacedonia/