Fronti Opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut javën e ardhëshme do të zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme në vend, informon Klan M.
”Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme.
Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.
Gjegjësisht, në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë. Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare.
Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/