Fronti opozitar shqiptar: Alternativa hedh hapin e parë!

MURTEZANI: NUK KEMI TEJKALUAR DALLIMET ME BESËN, POR VENDOSËM TA TEJKALOJMË VETVETEN

Paralajmërimet e partive opozitare shqiptarë për një bashkim të mundshëm brenda një fronti opozitare pritet të zyrtarizohen së shpejti, njofton KlanM.

Kryesia Qendrore e Alternativës mbrëmë ka mbajtur një takim për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe e autorizoi kryetarin Afrim Gashi që të fillojë bisedime në kuadër të kampusit opozitar shqiptar, duke e hedhur në këtë mënyrë hedh hapin e parë drejt mundësimit të një bashkëpunimi më të gjerë të kampusit opozitar shqiptar.

Zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, pwr KlanM,  tha se fronti opozitar do të synojë të sjellë ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare.

“Edhe para mbledhjes së Kryesisë Qendrore, ka pasur takime me partitë shqiptare në opozitë, takime në nivel më të lartë dhe gjithsesi se pas këtij autorizimi, këto takime do të vazhdojnë dhe do të konkretizohen edhe më tepër me hapa konkret në drejtim të një bashkëpunimi të mundshëm” – tha Orhan Murtezani.

I pyetur nëse janë tejkaluar dallimet me Lëvizjen Besa, duke pasur parasysh përçarjet e thella që kanë ekzistuar në të kaluarën, Murtezani, sic njofton KlanM,  tha se dallimet vazhdojnë të qëndrojnë, por kanë vendosur që t’i lënë anash, për çështje më të rëndësishme shoqërore.

“Dallimet janë aty edhe mbeten, mirëpo qytetarët nga ne nuk kërkojnë që ne të merremi me të kaluarën, për shkak se politikanët nuk mund t’i zgjidhin dilemat nga e kaluara por, nga ne kërkohen që të tejkalojmë vetveten dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen. Andaj, kjo është pika ku ne mendojmë që, tejkalimi i vetvetes në këtë rast të mundësojë një hapësirë për bashkëpunim në kuadër të kampit politik opozitar shqiptar dhe ky front i gjerë opozitar, me shumë gjasë do të mund ta sjellë edhe ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët në Maqedoni” – deklaroi Orhan Murtezani.

Murtezani më tej shtoi se në të ardhmen, do të zhvillohen edhe takime formale mes liderëve opozitar shqiptar.

Nga ana tjetër, edhe nga Lëvizja Besa kanë bërë të ditur se kjo parti është e hapur për të gjitha partitë politike që kanë për qëllim të ndërrojnë pushtetin qendror, njofton KlanM.

Kujtojmë se, edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa kanë qenë pjesë e Qeverisë në tre vitet e fundit. Lëvizja Besa doli nga Qeveria pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe pas kësaj, Alternativa iu bashkua shumicës qeveritare në janar të vitit të kaluar.

Por e njëjta, Alterantiva vendosi të rikthehet në opozitë, pas rikonstruimit të fundit të saj, që solli Aleancën për Shqiptarët në shumicën qeverisëse. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share