Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

Kreu i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, i pyetur për lidhshmërinë e emrit të partisë së tij me Frontin Evropian të promovuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi e ata ende nuk e kanë të qartë se çfarë përfshin ky front. Por sipas tij, ideja për “front evropian” nuk është për ta hedhur.

“Nga ajo të cilën ne e dëgjojmë, nuk është ide që duhet hedhur. Unë e kam thënë edhe në të kaluarën në pozicione të tjera se çdo ide që ka të bëjë me unifikim, së pari të faktorit politik shqiptar dhe së dyti, të faktorit politik që është i orientuar pro-evropian, për të vijuar rrugëtimin e shtetit, ne jemi të hapur të bashkëbisedojmë dhe të ecim drejt kësaj. Dhe kjo nuk është asgjë e keqe”, tha mes tjerash Arjanit Hoxha.

Megjithatë, siç thotë Hoxha, ai dhe partia e tij do të bisedojnë për këtë ide vetëm kur të dihet qartë se çfarë përmban e kush janë mbështetësit apo se çka duan të arrijnë më këtë Front./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share