Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare.
Kështu deklarojnë nga Fronti Europian.
Deputetja Arbana Pasholli, e cila ka folur në emër Frontit, ka theksuar se Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka zgjedhur anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në mënyrë kontrabanduese dhe tinëzare, pa pjesëmarrjen e deputetëve të Frontit Europian dhe pa debat.
“Për pasojë në mënyrë kontrabandiste zgjodhi anëtarët e komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, pa prezencën e deputeteve të Frontin Europian dhe pa debat. Nga frika se po kthehen deputet e Frontit, diskutimi i tyre përfundojë për më pak se tre minuta.