Për Frontin Europian kusht për formimin e Qeverisë së re do të jetë Vettingu për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit. Ndërkaq, sa i përket deklaratës së mbrëmshme të Mickovskit ku akuzoi se gjoja në Çair dhe Butel ka banda në kontrollë të BDI-së, i quajti si deklarta të paqarta dhe jo serioze.
Duke prezantuar programin politik “Europa 2030” të Frontit Europian, përfaqësuesja e këtij Fronti Arta Bilalli Zendeli theksoi se miratimi i një ligji të posaçëm për vetting do të jetë përgjigja më e fortë kundër çdo tendence të manipulimit dhe keqpërdorimit të pozitës publike, por edhe kusht I Frontit Evropian për Qeverinë e re.
“Vettingu për korrupsion është kategori e domosdoshme që do t’ua mbyll derën njëherë e përgjithmonë individëve që personalen e kanë mbi të përgjithshmen. Fronti Europian për herë të parë po insiston edhe në aplikimin e një vettingu për ndikim rus dhe shërbime anti-shtetërore për të eleminuar rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga orientimi euro-amerikan”, tha Arta Bilalli Zendeli.
Ndërkaq, sa i përket deklaratës se kreut të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, dhe pretendimet e tij se në Çair dhe Butel ka banda që kontrollohen nga BDI-ja, sipas Zendelit janë deklarata jo serioze dhe të paqarta, duke ftuar Mickoskin që të sqarojë këto akuza.
“Kjo mua kjo më duket shumë deklaratë e papjekur dhe joserioze. Nëse ka diçka, unë jam e sigurt që ai dëshiron t’i fitojë zgjedhjet përmes kontaminimit të BDI-së, posaçërisht të Ali Ahmetit, duhet të dalë dhe të jetë më konkret, sepse mua mu duk si përrall, ti e di, unë e di, të gjithë e dimë, por ja unë nuk tregoj, pse nuk tregon? Le të dalë le të tregojë për çfarë bëhet fjalë”, tha Arta Bilalli Zendeli.
Bilalli komentoi edhe votat për president në Kriva Pallankë dhe Makedonska Kamenicë për të cilët kërkoi përgjigje edhe nga opozita “Vlen” se vota të kujtë kanë qenë ata që kanë votuar Arben Taravarin pasi opozita vazhdimisht, sipas saj, thirret në vota shqiptare, kurse rezultati në mes dy kandidatëe shqiptare në Kriva Pallankë ka qenë, 9-9, kurse në Makedonska Kamenicë, 1 votë për Bujar Osmanin dhe 3 vota për Arben Taravarin./tvklan.mk