Fronti Europian/BDI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Romëve

FRONTI EUROPIAN

BDI dhe Unioni i Romëve e nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit në Frontin Europian. Kryetari i NDI-së, Ali Ahmeti mes tjerash garantoi qytetarët e komunitetit rom nuk do të kenë nevojë për kërkesa, pasi në mënyrë të barabartë do të përfaqësohen. Nga ana tjetër, kryetarja e Unionit të Romëve Fatima Osmanovska deklaroi se ky Front përfaqëson vlerat që i kërkon Bashkimi Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarja e Partisë Unioni i Romëve, Fatma Osmanovska kanë nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje në “Frontin Europian”. Në fjalimin e rastit, kreu i integristëve Ahmeti tha se komuniteti rom nuk do të jetë më i diskriminuar, pasi do të jetë i përfaqësuar njëjtë si të gjitha komunitetet tjera në vend.

“Ju do e provoni partneritetin me BDI-në, nuk ka nevojë të bëni kërkersa, sepse unë vij nga komb i cili ka qenë i diskriminuar, unë vij nga popullatë e cila ka qenë e mbivotuar, unë vij nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, andaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitetet tjera, andaj bashkë në një “Front për Europë”… Unë me shumë përgjegjësi të lart po them, do na provoni, do shihni se çfarë partnerësh për komunikim dhe bashkëpunim jemi. Jo vetëm me fjalë s’dua të jap premtime fjalë këtu, në praktikë do e provoni”, tha Ahmeti.

Kryetarja e Unionit të Romëve Fatima Osmanovska tha se vlerat e Bashkimit Europian janë dinjiteti njerëzor, liria, demokraci, barazia, sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Andaj qytetarët romë i bashkohen “Frontit Europian”.

“Atëherë në cilit Front të vendoset bashkësia jonë, nëse jo në Frontin Europian. Cilët partnerë duhet ti zgjedh bashkësia eurpiane, nëse jo ata me të cilët ndajmë të njëjtin vizion, ideologjinë e njëjtë dhen qëllimin e njëjtë, jetën e barabartë dhe dinjitoze të romëve, shqiptarëve, turqve, vllehëve, boshnjakëve në shtet të cilin e kemi atdhe të gjithë”, tha Osmanoska

Ndërsa kryetari i Komunës së Shutkës, Kurto Dudush, deklaroi se banorët e Komunës kanë kërkuar ta takojnë personalisht kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

“Qëndrojë garanci për këtë bashkim tonin këtu, se për gjithçka që merremi vesh do i qëndroj pas asaj. Këtë patjetër ta theksoj se të gjithë deshën që sot këtu të vij Ali Ahmeti dhe nga ai personalisht të dëgjojnë se për atë që do të merremi vesh do të qëndrojmë pas asaj”, tha Kurto Dudush

Në suaza të Frontit Europian, BDI deri më tani ka nënshkruar marrëveshje me një numër të madh të partive ndër të cilat janë edhe PDSH-ja, Lëvizja Populli, PDE-ja dhe Partia Demokratike Turke./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share