Në zyrtarizimin e bashkëpunimit koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancën për Shqiptarët, në krye me Ziadin Selën, lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje historike që do të ndryshojë dhe ecurinë politike të vendit.
Ai tha se opisoni i vetëm që shqiptarët kanë për të parandaluar rrezikun që na kanoset nga lindja, dhe për t’i bërë ballë çdo fortune dhe stuhie tjetër është rrugëtimi jonë të bashkuar drejt perëndimit, dhe ky front historik.
Fjalimi i plotë:
“Të nderur vllezër dhe motra, të nderuara familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të nderuar kryetarë të partive politike, i nderuar kryeministër zoti Xhaferri, i nderuar kandidat për president Bujar Osmani, të nderuar anëtarë të BDI-së,
Shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skëndërbeut, deri te rilindja kombëtare dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Unë sot dua t’i përkujtoj njerëzit gjurmëmëdhenj të këtij vendi, duke përkujtuar Rafi Halilin e madh i cili nuk u mposht për 15 vite me rradhë, duke përkujtuar të pamposhturin Memet Gega që nuk e uli shpinën ndaj pushtuesve. Duke vazhduar me historinë tonë më të re Arben XHaferri, Imer Imerin, Abdulrahman Alitin, e Muarrem Nexhipin, duke përkujtuar të gjithë gjeneratën që në vazhdimësi punoi pa u ndalur si në vend edhe në mërgim Fazli Veliun, Gëzim Ostrenin si drejtues në dy luftra dhe duke përfunduar me Nvezat Alilin që nuk duhet harruar fillimin e një lëvizjejej të mabrë për shqiptarët e Maqedonisë.
Unë po sjell kujtime nga e kaluara sepse më motivon pjesmarrja e këtyre përfaqësuesve që sot jemi supë më supë bashk për një proces të madh historik. Ska si mos ta kujtoj takimin tim gjatë luftës së 2001 me Arben Xhaferrin që ishte atdhetar dhe patriot i madh. Shqiptarët nuk kanë ditur të bashkohen në momente historike si shkak i ksaj jemi coptuar në Ballkanin Perëndimor, dhe i kam thënë në takim konsidero që ke një vlla më të vogël pranë, e ai mu përgjigj “mos more burrë mos mi luaj malet”.
Prandaj ju që jeni sot këtu me mua bashkë konsideroni nëse unë kam qenë vllau i vogël gjatë luftë, sot jamë vllau i madh ku do më keni aty në të gjitha fortunat dhe përballjet, sepse sot është momenti që ne të jemi bashk dhe më të fortë, sepse rreziku nga lindja po vjen, prandaj na duhet uniteti veprimi dhe mendimi i fortë për të qenë ballë të tjerëve, për të realizuar politikat paqësore. Që t’i themi po të fortë Europës, dhe jo të fortë Rusisë. Sepse rilindasit shqiptarë si Naim Frashëri kanë thënë se lidnja e diellit për shqiptarët është perëndimi. Ju jeni ata që do të pëballeni portë më portë, e derë më derë, se kur nuk do t’ ju turpërojmë, sepse misioni jonë është historik dhe më 24 prill do të shënojmë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj mbyllet një kapitull i fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë për Frontin Europian. Mos nguroni kërkoni mbështejen e çdo shqiptari, turku, romi dhe boshnjaku,pa hezitim, sepse edhe ata do ta provojnë pas 30 viteve si është të bashkëqeverisësh”,tha Ahmeti /Indeks.mk