Fronti Evropian ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për tentativën për inxhiniering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj Gjykatës Administrative.
Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Tash, demokracia e vendit dhe besimi mbi procesin është në duart e gjykatës administrative dhe ne ftojmë të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje” – tha Naim Bajrami, Fronti Evropian.
Por nga koalicioni VLEN thonë se deklaratat e Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve paraqesin ndërhyrje klasike të BDI-së, për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Administrative dhe kjo është një shkelje e qartë e pavarësisë së gjyqësorit.
“Uroj dhe shpresoj që gjykatësit ta mendojnë se mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, përfshirë edhe gjykatësit nëse vazhdojnë të bëjnë presione gjykatësve që I punojnë lëndët, ashtu sic menojnë, ashtu sic e parasheh e drejta, pa mos marrë anë” – tha Taravari, VLEN.
Edhe Fronti Evropian edhe VLEN bëjnë thirrje tek Gjykata Administrative, që të mos ndikohen nga presionet politike por të japin vendimin bazuar në burime e fakte ligjore.