Frikë në Napoli, shembja e rrugës ‘gëlltit’ dy automjete

La voragine che si è aperta nel quartiere Vomero di Napoli, dove due vetture, una parcheggiata e un’altra in transito, sono state inghiottite, al civico 63 di in via Morghen, 21 febbraio 2024. ANSA/ CIRO FUSCO

Agimi i ditës  së mërkurë në Napoli thuajse nisi me një tragjedi. Dy makina, njëra e parkuar dhe tjetra në lëvizje ‘u gëlltitën’ nga rruga që u shemb papritur. Pasagjerët e automjetit fatmirësisht nuk pësuan dëme serioze.

Ata u shpëtuan nga dy ushtarë të cilët ishin gjatë shërbimit të Sigurisë Rrugore. Ushtarët hynë brenda gropës dhe hapën dyert e  makinës që të nxirrnin personat e bllokuar që më pas u ngjitën lart.

Sipas informacioneve, çarja e rrugës ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Pasagjerët e automjetit në lëvizje pësuan vetëm dëme të vogla dhe u trembën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jemi për mrekulli, mund të kishte shkuar shumë më keq. Jemi gjallë falë gatishmërisë së ushtarëve”, është shprehur Giulio Delle Donne, një prej dy të rinjve që ndodhej në makinë. Ai dhe shoku i tij po ktheheshin nga një festë.

Papritur makina u fundos, “pas më pak se një sekonde ra një pemë dhe u ça një tub uji”, shton ai.  “Toka u shemb nën këmbët tona. U ça tubi, mund të ishim bllokuar nga uji. Erdhën tre ushtarë dhe një këmbësor”.

Ushtarët nxorën një prej djemve nga dera e pasagjerit ndërsa tjetrin nga e pasmja. “Ia hodhëm me disa gërvishtje. Falë shpejtësisë së ushtarëve jemi gjallë”.

Zona tashmë është rrethuar. Zyra e Prokurorit po merret me hetimet paraprake për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile do të kryejnë kontrolle në ndërtesat e zonës ku ka ndodhur shembja e rrugës. Gjithashtu do të sigurohen që rruga të mund të qëndrojë e hapur për të lejuar kalimin e automjeteve nga njëra anë e saj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share