Forcat izraelite vijuan me bombardimet ajrore dhe tokësore në Rripin jugor të Gazës, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara i kërkojnë vazhdimisht të mbrojnë civilët.
Nën presionin e SHBA-së për të parandaluar viktima të mëtejshme masive, Izraeli deklaroi edhe njëherë se ofensiva e tij është më e saktë teksa në Gazën jugore, pasi ka shkatërruar pjesën më të madhe të veriut. Bombardimet ajrore dhe ofensiva tokësore kanë bërë që tre të katërtat e 2.3 milionë banorëve të territorit nga shtëpitë e tyre.
Në spitalin Nasser në Khan Younis, ambulancat sollën dhjetëra të plagosur gjatë gjithë natës. Bombardimet vijuan edhe mëngjesin e së martës ku të paktën 50 persona u vranë nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore dhe Khan Younis në Gazën jugore të marten mdërsa dhjetëra mbetën të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka paralajmëruar për një masakër në spitalin Kamal Adëan në veri të Gazës, ku tanket dhe snajperët izraelitë po bombardojnë me një intesitet të plotë këdo që lëviz. Trupat janë grumbulluar jashtë spitalit, ku rreth 7,000 palestinezë janë strehuar brenda, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë duke shtuar se sulmet e ushtrisë izraelite kanë vrarë tashmë 108 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra në afërsi të spitalit, ndërsa rreziku sipas tij tanimë është edhe më i madh pasi nga bombardimet spitalet po shemben.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se “një skenar edhe më djallëzor është gati të shpaloset” në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite e cila gjithashtu ka urdhëruar evakuimin i një të pestës së qytetit. Rreth 100 kamionë ndihma hynë në Gaza në dy ditët e fundit, por dërgesat nëpër të gjithë po pengohen nga luftimet.
“Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i alarmuar nga rifillimi i luftimeve të ashpra midis Izraelit dhe Hamasit. Për njerëzit nuk ka askund vend të sigurt për të shkuar dhe shpresat për të mbijetuar janë të pakta,” tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. Gjithashtu edhe OBSH përsëriti thirrjet që Izraeli të mbrojë civilët dhe infrastrukturën civile, përfshirë spitalet.
Sulmet ajrore dhe ofensiva tokësore në Gazën veriore kanë reduktuar sipërfaqe të mëdha të qytetit të Gazës dhe zonave përreth duke e kthyer në një shkretëtirë të mbushur me rrënoja.
Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vranë një palestinez dhe plagosën katër të tjerë në një bastisje gjatë natës. Në shtatë ditët e fundit, të paktën tetë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë dy fëmijë. Sipas OKB-së, 248 palestinezë, duke përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.
Klan News