UKRAINA PO SHPERNDAN TABLET JODI PER BANORET NESE RAST SE NDODH NJE AKSIDENT BERTHAMOR
Banoreve ne qytetin e Zaporizhzhias po i shperndahen tableta jodi ne rast se ndodh nje aksident berthamor. Vendimi erdhi pasi centrali u fik përkohësisht dhe shkak sipas zyrtarëve ishte dëmtimi nga zjarri në një linjë transmetimi.
Centrali berthamor i Zapozhzhias po i frikeson te gjithe. Autoritetet ukrainase kane nisur shperndarjen e tabletave te jodit per banoret ne rast te nje rrjedhjeje te mundshme radioaktive .
Tabletat e jodit, ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së radioaktivitetit nga gjendra tiroide në rastin e një aksidenti bërthamor.
Te gjithe banoret ne qytet do te furnizohen pasi luftimet rrehth impiantit mund te shkaktojne nje katastrofe .
Vendimi erdhi një ditë pasi centrali u fik përkohësisht dhe shkak sipas zyrtarëve ishte dëmtimi nga zjarri në një linjë transmetimi.
Incidenti shtoi friken per perseritjen e nje shperthimi te ngjashem me ate te vitit 1986 në Çernobil.
Bombardimet e vazhdueshme dhe imazhet satelitore nga “Planet Labs” treguan zjarre që digjeshin rreth centralit bërthamor më të madh në Evropë. Aktualisht nje ekip i agjencise se energjisë atomike te OKB-së po kryen inspektime per sigurine e centralit.
Fabrika e Zaporizhzhias është pushtuar nga forcat ruse dhe drejtohet nga punëtorë ukrainas që në ditët e para të luftës 6-mujore.
Reaktorët e Zaporizhias mbrohen nga kupola të trasha, të betonit që ekspertët thonë se mund t’i rezistojnë një predhe artilerie. Ata i tremben një humbjeje të mundshme të energjisë në sistemin e ftohjes dhe rrezikut të një sulmi në magazinat ku mbahen shufrat e karburantit që mund të shpërndajnë materialin radioaktiv.