LIRIA GLOBALE ULET PËR TË 17-tën VIT ME RADHË
Në raportin më të ri të “Freedom House” i tituluar “Liria në Botë 2023”, Maqedonia e Veriut, nga 100 pikët e mundshme ka 68 dhe ka shënuar progress për një pikë krahasuar me vitin e kaluar, por ende mbetet në grupin e vendeve me “liri të pjesshme”, njofton KlanM.
Me notën 68, Maqedonia e Veriut rangohet në grupin e vendeve “me liri të pjesshme”. Sa për ilustrim, vitin e kaluar ishte vlerësuar me 67, kurse në vitin 2021 me 66, derisa në vitin 2020 me 63 pikë.
Raporti për liritë, sic njofton KlanM, shënon dy pikë më shumë në të drejtat politike, derisa mbeten të njëjta pikët për liritë qytetare – 39.
Në këtë grup janë edhe shumica e vendeve të rajonit. Serbia ka shënuar rënie dhe ka 60 pikë, sa ka edhe Kosova, që ka shënuar progress prej katër pikëve.
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë notën 67, Bullgaria 79, Kroacia 84 dhe Greqia 86.
Indeksin më të lartë të lirisë e ka Sllovenia – 95, kurse më të ulët Bosnja e Hercegovina – 52.
“Freedom House” në raportin më të ri, sic percjell KlanM, thotë se liria globale ulet për të 17-tën vit me radhë. Invazioni rus ka sjellë cënime katastrofale të të drejtave të njeriut në Ukrainë.
Në përgjithësi, në raportin më të ri të Freedom House thuhet se gjashtë vende kanë shënuar rënie të të drejtave politike dhe lirive qytetare, kurse gjashtë të tjerë kanë bërë progrese. BE-ja është futur në skandale me softuerin e spiunimit në vitin 2022, pasi celularët e gazetarëve dhe politikanëve kanë qenë nën mbikqyrje në Spanjë, Greqi, Hungari dhe Poloni.
Vende me liri më të madhe në botë janë Suedia, Norvegjia dhe Finlanda me pikë maksimale – 100, SHBA-të kanë 83, Rusia – 16, Kina – 9, kurse Ukraina 50. Vende më pak të lira janë Koreja e Veriut me 3 dhe Siria me një pike, njofton KlanM.