Francë: Punonjësit e aeroportit dalin në grevë

17% E FLUTURIMEVE U ANULUAN

KOKA: Një pjesë e madhe e aeroporteve kryesore në Francë pezulluan punën për shkak se punonjësit hynë një grevë e cila zhvillohet për disa herë këtë muaj. Autoriteti i aviacionit civil të Francës tha se 17% e fluturimeve të planifikuara. Punonjësit e aeroportit të Parisit po kërkojnë një rritje prej 6% të pagave deri më 1 janar 2023, ndërsa autoriteti i aeroportit propozon 3%, si dhe shtim të stafit për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Fluturimet nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris dhe aeroportet e tjera franceze u përballën me ndërprerje të shërbimit pasi punonjësit e aeroportit mbajtën një grevë dhe protesta duke kërkuar rritje të pagave.

Autoriteti i aviacionit civil të Francës tha se 17% e fluturimeve të planifikuara nga aeroportet Charles de Gaulle dhe Orly në Paris u anuluan, kryesisht rrugët me distanca të shkurtra. Greva të tilla janë zhvilluar shumë gjatë javëve të fundit teksa punonjësit kërkojnë paga më të larta për shkak të infalcionit të rritur, shtim të stafit dhe kushte më të mira pune.

Punonjësit mbanin në duar pankarta me slogane “Duam paga të larta”, ndërsa bllokuan një pjesë të madhe të autostradave kryesore. Sindikatat franceze nuk kanë arritur asnjë kompromis deri më tani në lidhje me këtë çështje.

Aeroportet në të gjithë Evropën po vuajnë nga ndërprerja e flururimeve në Londër, Amsterdam dhe Frankfurt në mes të mungesës së fuqisë punëtore të cilët po largohen pasi kërkojnë paga më të larta përballë inflacionit .

Protestat ishin planifikuar në të dy aeroportet dhe autoriteti i aeroporteve të Parisit paralajmëroi për vonesa të mundshme në hyrjen në terminale dhe në stacionet e kontrollit të pasaportave dhe të sigurisë. Sindikatat thanë se greva mund të zgjasin deri të dielën.

Punonjësit e aeroportit të Parisit po kërkojnë një rritje prej 6% të pagave deri më 1 janar 2023, ndërsa autoriteti i aeroportit propozon 3%, sipas raporteve të mediave franceze. Zjarrfikësit e aeroportit në Charles de Gaulle janë ngritur gjithashtu në grevë duke detyruar aeroportin të mbyllë disa pista.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share