Një grua britanike 54 vjeçe dhe djali i saj 22-vjeçar kanë humbur jetën nga një ortek teksa po bënin ski në Francë.
Të ndjerit ishin pjesë e një grupi prej pesë personash nga e njëjta familje me një guidë që e njihnin prej vitesh.
Mediat lokale thonë se ata nuk mbanin pajisje të përdorura për të gjetur të mbijetuarit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Orteku filloi në një lartësi prej rreth 2 mijë e 300 metrash dhe udhëtoi për rreth 400 metra, thanë autoritetet lokale. Mund të jetë shkaktuar nga një grup tjetër skiatorësh në një lartësi më të madhe, shtuan ata.
Dy viktimat u gjetën pas afro pesë orësh kërkimi nga 20 reagues të parë dhe dy helikopterë, tha prokurorja e Bonneville, Karline Bouisset në një deklaratë.
Ata u gjetën “të varrosur dhe të vdekur”, shtoi zonja Bouisset.
Një ortek vrau gjashtë persona në akullnajën Armancette, pranë Mont Blanc në Francën juglindore, në prill.
Rreth 110 njerëz kapen nga ortekët çdo vit në Francë, duke çuar numrin e vdekjeve në rreth 30.