Franca propozon formimin e Bashkësisë Politike Evropiane

NUK DO TË JETË ZËVENDËSIM PËR ZGJERIMIN E BE-së

Franca, si kryesues aktual me Këshillin e BE-së, ka prezantuar një dokument joformal. Me të cilin propozohet që deri në fund të vitit të formohet I ashtuquajturi “Bashkësia Politike Evropiane”, siç thuhet e hapur për të gjitha vendet evropiane që dëshirojnë që bashkërisht të kontribuojnë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.

Franca, në të ashtuquajturin NON-PAPER, ku qasje kanë pasur shumë agjenci të lajmeve, I dorëzuar për shqyrtim dhe për diskutim të mëtutjeshëm, thotë se politika aktuale e zgjerimit, për shkak të reformave voluminoze dhe kohëzgjatjes së procesit, nuk e ofron kornizën e nevojshme politike që t`u përgjigjet nevojave urgjente historike dhe gjeopolitkke që dalin nga lufta në Ukrainë, e as strukturimin politik të Evropës.

TEKSTI I DOKUMENTIT FRANCEZ

“Bashkësia Politike Evropiane nuk do të jetë alternativë për anëtarësim në BE dhe nuk do të jetë zëvendësim për procesin e zgjerimit. Për vendet evropiane që duan të kyçen në BE, do të mundësonte përforcimin e lidhjeve me vendet anëtare të BE-së para aderimit, si politikisht poashtu edhe lidhur me pjesëmarrjen në vendimmarrjen në politika të caktuara të BE-së, duke llogaritur edhe integrimin gradual në tregun e brendshëm të BE-së”

Franca vlerëson se Bashkësia Politike Evropiane duhet të ketë formë të strukturës së lehtë juridike me kapacitet të vendimeve duke respketuar autonominë e vendimarrjes së BE-së dhe çdo vendi anëtar që janë pjesë e bashkësisë, si dhe liderët dhe Ministrat e këtyre vendeve do të takoheshin disa herë gjatë vitit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share