Përshkallëzohen protestat kundër rritjes së moshës së pensionit
Protestuesit kundër rritjes së moshës së pensionit bllokuan disa rrugë kombëtare në Francë, pasi të Mërkurën presidenti Makron nuk bëri asnjë hap pas dhe paralajmëroi se plani do të nisë zbatimin në fund të këtij viti. Këto filmime tregojnë barrikadat në flakë që bllokuan autostradat hyrëse në Tuluzë, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Në qytete të ndryshme pati edhe protesta të dhunshme. Këtë të Enjte, i gjithë vendi është përfshirë nga një grevë e përgjithshme e transportit publik, që ka shkaktuar kaos në këtë sektor. Vetëm 1 në tre trena qarkullojnë këtë 24-orësh në Paris, si në transportin brenda qytetit ashtu edhe për jashtë. Protestuesit bllokuan edhe aeroportin Sharl de Gol të Parisit. Grevat kanë reduktuar me 30%, numrin e fluturimeve ajrore.
Sondazhet tregojë se shumica dërrmuese e të pyeturve janë kundër rritjes së moshës së pensionit, për më tepër që plani u miratua me akt normativ, duke shmangur votimin në parlamentin francez.
Tv Klan