Franca në ankth nga virusi

Dy qendërmbrojtësit e “Gjelave” janë izoluar dhe janë në dyshim për finalen e së dielës ndaj Argjentinës

Te Franca është shtuar shqetësimi për shkak të një virusi, i cili po infekton futbollistët me finalen e Botërorit që po afron.

Rafael Varane dhe Ibrahima Konate janë dy lojtarët më të fundit të “Gjelave” që kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy futbollistët ishin në fushë në fitoren që “Gjelat” morën ndaj Marokut me rezultatin 2-0, duke siguruar një vend në fianle kundër Argjentinës.

Dy qendërmbrojtësit u zgjuan me simptoma të lehta të ftohjes dhe gripit të premten në mëngjes dhe janë izoluar e po monitorohen në 24 orët e ardhshme.

Më herët, mbrojtësi Dayot Upame-cano dhe mesfushori Adrien Rabiot, u infektuan nga një virus dhe humbën gjysmëfinalen.

Edhe sulmuesi i krahut Kingsley Coman gjithashtu ka qenë i sëmurë.

Sipas stafit mjekësor të Francës, virusi ka ardhur si pasojë e ajrit të kondicionuar që përdoret për të freskuar lojtarët dhe stafin nga vapa e madhe.

Franca do të përpiqet të dielën që ta fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, duke u bërë kombëtarja e parë që e realizon që nga Brazili në vitin 1962.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share