Franca goditet nga akte të reja sabotimi/ Preken rrjetet e fibrave optike, arrestohet një aktivist ultra i majtë

FRANCA GODITET NGA AKTE TË REJA SABOTIMI

Rrjetet e fibrave optike të disa operatorëve të telekomunikacionit janë sabotuar në gjashtë zona të Francës. Incidenti ndodhi tre ditë pasi aktet e sabotazhit paralizuan shërbimet e trenave me shpejtësi para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Ndërkaq një aktivist i një levizje ultra të majtë është arrestuar pasi dyshohet se qendron pas sabotazhit të së premtes.

Rrjetet e fibrave optike të disa operatorëve të telekomunikacionit janë sabotuar. Nga ky akt sabotimi janë prekur gjashtë zona të Francës. Kabllot ishin prerë në Francën jugore, pranë Luksemburgut.

“I dënoj këto akte frikacake dhe të papërgjegjshme në termat më të fortë të mundshëm”, tha Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Dixhitale Marina Ferrari në X. Ferrari tha se Qendra e Komunikimeve Elektronike të Mbrojtjes po bashkëpunonte me operatorët deri në rivendosjen e plotë të komunikimeve dhe shërbimeve, nën mbikëqyrjen e saj.

Ndërkaq autoritetet franceze kanë arrestuar një aktivist të krahut ultra të majtë në një kompani hekurudhore SNCF, disa ditë pasi sulmet sabotuese paralizuan rrjetin. Personi u arrestua në Oissel në Francën veriore dhe kishte çelësa aksesi në ambientet teknike e sistemit kombëtar hekurudhor në Francë dhe mjetet me të cilën kreu sulmin.

Autoritetet franceze kanë identifikuar një numër të caktuar profilesh ekstremistë të majtë që mund të kenë kryer aktet e sabotimit në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë. “Ne kemi identifikuar profilet e disa personave,” tha ministri i brendshëm i Francës.

Aktualisht trenat me shpejtësi të lartë po funksionojnë normalisht . 50 dronë, 250 agjentë sigurie hekurudhore dhe 1,000 punëtorë të mirëmbajtjes janë vendosur për të forcuar sigurinë përgjatë rrjetit të trenave të shpejtësisë së lartë prej 28,000 kilometrash.

Gazetare: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share