Franca dhe Londra protestojnë kundër rritjes së çmimeve

MIJËRA DEMOSTRUES I BËNË THIRRJE QEVERISË TË RRISË PAGAT PËR SHKAK TË INFLACIONIT TË LARTË

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Paris kundër kostos së lartë të jetesës. Disa prej sindikatave dhe partive politike kanë bërë thirrje për vazhdimin e demostratave e cila mund të shihet si një lëvizje e gjerë kundër politikave të Macron. Protesta për ndryshimet klimatike u zhvilluan edhe në Londër.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve pasi javë të tëra grevash për paga më të larta në rafineritë e naftës.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me slogane “Stop evazionit fiskal” dhe “Unë dua një rritje page 52% ashtu si CEO i TotalEnergies”. Udhëheqësi i partisë së majtë La France Insoumise (Franca e Papërkulur), Jean-Luc Melenchon, marshoi së bashku me fituesen e çmimit Nobel për Letërsinë e këtij viti, Annie Ernaux. Ai i bëri thirrje njerzve që të dalin në protestë të marten. Melenchon ndoqi hapat e katër sindikatave  të cilat kanë bërë greva dhe protesta për rritjen e pagave.

Demonstruesit shpresonin se marshimi kundër rritjes së kostove të jetesës dhe mosveprimit të qeverisë ndaj ndryshimeve klimatike do të shënonte fillimin e një lëvizjeje proteste mbarëkombëtare. Disa analistë gjithashtu mendojnë se mund të jetë fillimi i diçkaje shumë më të madhe.

”Jam këtu sepse përballë inflacionit në Francë dhe në Evropë është e nevojshme që punëtorët, pjesë e të cilëve bej pjese, duhet të kompensohen. Jo vetëm kompensim, thjesht të shpërblehen me të drejtë. Pra duhet një rritje e pagave. Çmimet e energjisë po kalojnë rekordin, çmimet e  ushqimve po ashtu.  Ne duam të luftojmë kundër politikave të qeverisë  pasi ato u marrin paratë vetëm më të varfërve” – tha një protestues.

Përveç njerëzve edhe organizata jo qeveritare iu bashkuan demostratave. Aleanca e krahut të majtë, e cila u bashkua për herë të parë për zgjedhjet parlamentare franceze në fillim të këtij viti, përfshin partinë e majtë të ekstremit France Unboëed (LFI), Partinë Socialiste të Francës, të Gjelbrit dhe Partinë Komuniste ishin gjithashtu pjesë .

Protesta u zhvilluan edhe në Londër ku demostruesit spërkatën me bojë portokalli sallën e ekspozitës të prodhuesit të makinave luksoze Aston Martin në Park Lane të Londrës nga aktivistë të klimës “Vetëm Stop Karburantit”.

Just Stop Oil ka mbajtur protesta për dy javët e fundit në kryeqytetin britanik, duke përfshirë hedhjen e lëngut të domates mbi një pikturë të Vincent Van Gogh në Galerinë Kombëtare, në një përpjekje për të ndaluar miratimin e qeverisë për projektet e reja të naftës dhe gazit.

Shkencëtarë dhe mjekë ishin  pjesë disa prej të cilëve denoncuan planet e Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Suella Braverman e cila së fundimi ka planifikuar një projekt-ligj që do t’i jepte policisë kompetenca më të forta për t’u marrë me protestuesit që shkaktojnë trazira.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share