Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, thotë se nuk ka ndryshim në politikën franceze, pavarësisht se al-Assad u mirëprit ngrohtësisht nga liderët e tjerë arabë.
Ministrja e Jashtme franceze tha të martën se dëshiron të shohë presidentin sirian Bashar al-Assad të gjykohet në një gjykatë për krimet e luftës, duke kujtuar “qindra mijëra vdekje” dhe “përdorimin e armëve kimike” për regjimin e tij gjatë luftës civile që filloi atje në vitin 2011.
Në një intervistë televizive, Catherine Colonna tha të martën: “Lufta kundër krimeve, kundër mosndëshkimit është pjesë e vlerave të diplomacisë franceze”.
E pyetur nga një gazetare nëse donte që ai të gjykohej, ajo tha se “përgjigjja është po”.
Presidenti sirian Bashar al-Assad u rikthye në skenën rajonale duke marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe javën e kaluar, pasi ishte i përjashtuar për më shumë se një dekadë. Ai u prit ngrohtësisht nga udhëheqësit arabë.
Megjithatë, Colonna thotë se Franca nuk ka ndërmend të ndryshojë politikën e saj ndaj al-Asadit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.