Franca dënon dhunën në veri: Qeveria e Kosovës të marrë menjëherë masa

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Sipas kësaj ministrie, Franca dënon dhunën dhe u bën thirrje palëve, sidomos qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

“Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, thuhet në një postim në Twitter./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share