Fraksioni brenda BDI-së nuk e ndal betejën

MEXHITI: DO TË MARRIM PJESË NË MBLEDHJE DHE DO TË JEMI TË ZËSHËM

Fraksioni i sapo shpallur brenda BDI-së, doli menjëherë me kërkesat dhe vërejtët para opinionit, njofton KlanM.

”Ne deklarojmë publikisht se kemi patur dallime politike rreth zbatimit në praktik të gjuhës shqipe. Ne shprehim qëndrimin tonë se është momenti politik që nofka “20%” për gjuhën shqipe të hiqet nga kushtetuta. Në raportin e Ministrave nuk përmendet askund kontributi i UÇK-së. Ne vlerësojmë se duhet të jemi të gatshëm të bëjmë propozim ligj për rregullimin e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës” – tha Izet Mexhiti.

”Ne konsiderojmë se ka ardhur koha të propozojmë që diaspora të ketë të drejtën e votës në formë elektronike”

E si fraksion i BDI-së, sic percjell KlanM, anëtarët e Këshillit qendror thonë se do të jenë prezent në çdo mbledhje të partisë.

”Fraksioni nënkupton që ne jemi pjesë e BDI-së. Do marrim pjesë në mbledhje dhe do jemi të zëshëm me qëndrimet tona, por urojmë që të jenë mbledhje mirë të përgatitura dhe mos të jenë kuazi-mbledhje si kjo e fundit që ishte për 1 prill. Jo rastësisht ishte në ditën e 1 prillit” – tha Mexhiti.

Fraksioni do të vazhdojë të insistoj në kërkesën e tyre që të votohet për besimin e qeverisë në Këshillin e përgjithshëm të partisë, por me votim të fshehtë me qëllim që mos të ushtrohet presion ndaj anëtarëve. Sa i përket zërave se iniciuesit e këtij fraksioni mund të përjashtohen nga partia, sic percjell KlanM, Blerim Bexheti tha se ato që po e shkelin statutin e partisë janë uzurpatorët, siç i quajti ai. Pjesë e këtij fraksioni janë edhe 3 deputet, e Mexhiti thotë se do të insistojnë me forcën që e kanë që me hapjen e kushtetutës të hiqet edhe 20%. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share