FOTO – Kamioni del nga rruga dhe përfundon në oborrin e policisë

Një kamion pasditen e sotme ka dalë nga korsia në magjistralen Gostivar – Tetovë, ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në oborrin e Stacionit Policor për Siguri në Komunikacion Rrugor. Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësja e Tetovës, shoferi ka mbetur i lënduar.

“Është dashur të intervenojmë dhe ta nxjerrim shoferin nga kabina e kamionit, i cili u lëndua dhe u dërgua në spitalin klinik të Tetovës”, informoi Avni Ameti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Për momentin është duke u bërë kontroll nga shërbimet e SPB Tetovë dhe komunikacioni po zhvillohet me ngadalësi. Kamioni ka targa regjistrimi të Malit të Zi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share