HETIME – NGA KUJDESI PËR FOSHNJEN DERI TE VEPRIMI I SHËRBIMEVE SOCIALE
Avokati i Popullit, me nismë vetanake, ka formuar lëndë që të shqyrtohen rrethanat për rastin e foshnjes së infektuar me tuberkulozë, e cila në situatë të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe më pas ndërroi jetë pas përkeqësimit të situatës.
Avokati i Popullit, sic percjell KlanM, do të kërkojë përgjigje duke nisur nga kujdesi për foshnjen e deri në veprimin e shërbimeve sociale.
Babai ka mohuar informacionet e publikuara se foshnja është lënë pasdore dhe pa ushqim. Në spital ishte dërguar me vetëm 3 kg peshë. Sipas tij, foshnja ka lindur para kohe.
Kontrolle kanë kryer edhe shërbimet sociale në Kumanovë dhe kanë konstatuar se nuk ka lëshime në kujdesin e foshnjes.
Për momentin, sic njofton KlanM, e ëma, gjithashtu e sëmurë nga tuberkulozi është e hospitalizuar, kurse pozitiv më sëmundje janë edhe babai dhe fëmijtë tjerë, por tash për tash nuk kanë simptome.
Përkundër faktit se thuajse të gjithë në vendin tonë janë të vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje, tuberkuloza kohë pas kohe paraqitet në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, ka pasur dy pacientë në klinikën e fëmijëve, që ishin dërguar në Kozle dhe me sukses janë shëruar.
Besohej se tuberkulozi do të çrrënjoset në shekullin 21. Mirëpo, kjo sëmundje vazhdon të merr miliona jetë.
Për çdo vit, sic percjell KlanM, 10 milion njerëz në botë sëmuren nga tuberkulozi, prej të cilëve më shumë se një million janë fëmijë, kurse si pasojë e kësaj sëmundje vdesin rreth 2 milion njerëz brenda vitit.