Në Klinikën Universitare për Gjinekologji në Shkup, në ora 00:00 ka lindur foshnja e parë në vitin 2024. Lindja u krye në mënyrë natyrale.
Foshnja është mashkull, peshon 3760 gram, është i gjatë 52 centimetra.
Ekipi kujdestar i Klinikës Universitare për Gjinekologji në krye me prof. Dr. Goran Dimitrovin sollën në jetë fëmijën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi.
Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë lindur tre foshnja.
Të porsalindurve iu urojmë shëndet dhe fëmijëri të lumtur.