Formula 1: Veterani Daniel Ricciardo pranë transferimit te Mercedes

Piloti 33-vjeçar australian Daniel Ricciardo është pranë transferimit te Mercedes, ku do të ketë rolin e pilotit rezervë. Veterani i garave të Formula 1, do të largohet nga McLaren në fund të këtij sezoni dhe asnjë skuadër nuk ka pranuar ta marrë si pilot titullar.

Ricciardo ka qenë në bisedime me Mercedes, që ka vendosur ta marrë pilotin australian si rezervë të Lewis Hamilton e George Russell. Ai do të kryejë edhe testimet e makinës gjermane në fabrikë e në teste gjatë vitit 2023.

Në karrierën e tij ai ka arritur 8 fitore dhe në 32 raste është ngjitur në podium. Ricciardo numëron 230 gara në Formula 1 dhe përvoja e tij (garon në Formula 1 që prej vitit 2011) ka bindur Mercedes ta ketë si pilot rezervë, për të mbështetur dy britanikët titullarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share